Real Madridi rikthehet te fitoret, pas dështimit në Kupën e Mbretit dhe Superkupë

Real Madridi rikthehet te fitoret, pas dështimit në Kupën e Mbretit dhe Superkupë

Sport January 17, 2026 - 15:58

Reali u është kthyer fitoreve pas humbjes së Superkupës nga Barcelona dhe eliminimit dramatik nga Albacete në Kupën e Mbretit.

Mbretërit mposhtën Levanten me rezultat 2-0 në xhiron e 20-të të La Ligës.

Kylian Mbappe shënoi për 1-0 nga pika e bardhë në minutën e 58-të.

Shtatë minuta më vonë realizoi Raul Asencio pas asistimit nga Arda Guler.

Kështu, ata i afrohen vendit të parë, Barcelonës, në një pikë, por këta të fundit kanë një lojë më pak të luajtur.