Man Unitedi me fitore spektakolare në derbin ndaj Man Cityt

Man Unitedi me fitore spektakolare në derbin ndaj Man Cityt

Sport January 17, 2026 - 15:26

Manchester Unitedi ka arritur të shënojë fitore spektakolare në derbin ndaj Man Cityt në kuadër të xhiros së 22-të në Premierligë.

Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Old Trafford” përfundoi me rezultat 2-0.

Golat u shënuan nga Mbeumo (65’) dhe Dorgu (76’), Djajtë e Kuq arritën ta shënojnë edhe golin e tretë mirëpo ai u anulua pasi ishte pozitë jashtë loje.

Me këtë fitore, Man Utd hyn në top-katërshe me 35 pikë, kurse City mbetet i dyti me 43 sosh. /Zëri