Bekë Berisha, kryetar i KB Sigal Prishtina
Foto: Laura Hasani

Bekë Berisha, kryetar i KB Sigal Prishtina

Sport January 14, 2026 - 19:45

ekë Berisha është zgjedhur kryetar i klubit të basketbollit Sigal Prishtina, duke marrë shumicën e votave në Kuvendin Zgjedhor të klubit.

KB Prishtina ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor, ku tashmë klubi i basketbollit ka një president të ri, me Bekë Berishën, që ka fituar shumicën e votova.

Ka qenë vetë Berisha që e ka konfirmuar për Telegrafin, zgjedhjen e tij në krye të klubit më të trofeshëm të basketbollit në vend.Ai e zëvendëson Blerand Stavilecin, i cili më parë ka udhëhequr klubin dhe ishte kundërshtuar fuqishëm nga tifo-grupi “Plisat”, sidomos në muajt e fundit, ku edhe kishin mbajtur protesta.

Bekë Berisha ka një profil aktiv politik; ai ka qenë kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës dhe do të jetë edhe deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Kuvendin e Kosovës.Me këtë zgjedhje, klubi synon të nisë një kapitull të ri nën drejtimin e Berishës dhe të forcojë stabilitetin organizativ dhe performancën sportive.