Gallagheri përfundon vizitat mjekësore te Tottenhami

Gallagheri përfundon vizitat mjekësore te Tottenhami

Sport January 14, 2026 - 12:47

Conor Gallagher ka përfunduar vizitat mjekësore te Tottenhami, përpara një transferimi prej 34 milionë funtesh nga Atletico Madrid.

25-vjeçari pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare e gjysmë me Spurs, sipas Sky Sports News.

Ndërkohë, asnjë anëtar i skuadrës së parë të Thomas Frank nuk lejohet aktualisht të largohet nga klubi.

Mathys Tel ka interes nga Paris FC dhe Radu Dragusin nga Roma - por ata janë ende pjesë e planeve të Frankut.

Spurs duan të shtojnë një tjetër sulmues para afatit dhe gjithashtu po finalizojnë marrëveshjen për mbrojtësin e majtë të Santos, Souza. /Zëri