Dortmundi fiton me rezultat komod ndaj Werder Bremenit
Sport
January 13, 2026 - 22:30
Dortmundi ka arritur të shënojë fitore ndaj Werder Bremenit në kuadër të xhiros së 17-të në Bundesliga.
Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Signal Iduna Park” përfundoi me rezultat 3-0.
Golat u shënuan nga Schlotterbeck (11’), Sabitzer (75’) dhe Guirassy (83’).
Pas kësaj fitoreje, Dortmundi renditet i dyti me 36 pikë, kurse Werder Bremeni mbetet i 12-ti me 17-të sosh. /Zëri