Conte pezullohet me dy ndeshje, pas veprimit të pahijshëm ndaj Interit

Conte pezullohet me dy ndeshje, pas veprimit të pahijshëm ndaj Interit

Sport January 13, 2026 - 18:37

Trajneri i Napolit, Antonio Conte, ka marrë një pezullim prej dy ndeshjesh në Serie A dhe një gjobë prej 15 mijë eurosh pasi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen në transfertë kundër Interit të dielën.

Conte, nuk do ta drejtojë ekipin e tij nga vija anësore në dy ndeshjet e ardhshme kundër Parmës dhe Sassuolos, pasi tekniku italian ka marrë një pezullim prej dy ndeshjesh si pasojë e kartonit të kuq në ndeshjen e së dielës kundër Interit.

Të dielën, strategu italian humbi durimin në pjesën e dytë pasi Interit iu akordua një penallti pas një kontrolli me VAR.

Ai e goditi një top nga vija anësore, gjë që çoi në përjashtimin e tij me karton të kuq, por para se të largohej nga fusha, ai hodhi një shishe në tokë dhe bërtiti me zemërim në fytyrën e arbitrit të katërt.