GO+ Peja nuk udhëton në Çeki, ndeshja e ENBL nuk zhvillohet
Sport
January 13, 2026 - 17:34
Klubi basketbollistik GO+ Peja ka bërë të ditur se ndeshja e paraparë të zhvillohet sot në kuadër të ENBL, ndaj skuadrës çeke Olomoucko në udhëtim, nuk do të luhet.
Sipas njoftimit zyrtar të klubit pejan, shkak për moszhvillimin e kësaj përballjeje është orari tejet i ngjeshur në garat vendore.
“Për shkak të angazhimeve të njëpasnjëshme, ku skuadra zhvillon ndeshje të enjten dhe të shtunën, ka qenë i pamundur organizimi i udhëtimit drejt Çekisë”, u tha në njoftimin e klubit pejan.
Nga GO+ Peja kanë theksuar se prioritet në këtë fazë mbeten obligimet në garat vendore, ndërsa për çdo vendim apo zhvillim të ri lidhur me këtë ndeshje të ENBL-së, opinioni sportiv do të njoftohet me kohë.