Fjalët e para të Arbeloas si trajner i Real Madridit: Obsesioni im është të vazhdoj të mbush kabinetin e trofeve
Trajneri i sapoemëruar i Real Madridit , Alvaro Arbeloa, ka zbuluar ambiciet e tij për të vazhduar të vendosë standarde të larta për klubin dhe ta bëjë atë një makinë fituese.
Sot (e martë) gjatë ditës, pasuesi i Xabi Alonsos së shkarkuar, Arbeloa, mbajti seancën e parë stërvitore me ekipin dhe pas saj zhvilloi konferencën e prezantimit.
Në konferencën e tij të parë si trajner, Arbeloa tregoi se qëllimi i vetëm është të mbush kabinetin e klubit me trofe.
“Ky klub ka të bëjë me fitoren, fitoren dhe fitoren përsëri. Ne duhet të tregojmë ADN-në që na ka sjellë deri këtu”, ka thënë fillimisht Arbeloa në konferencë.
“Kur isha lojtar, i mësova këto vlera nga njerëzit në dhomën e zhveshjes, vlera që janë ende të pranishme te Real Madridi. Obsesioni im është të vazhdoj të mbush kabinetin e trofeve”.
“Skuadra? Një grup lojtarësh me shumë entuziazëm. Pavarësisht përpjekjeve të ndeshjeve të vështira të javëve të fundit, ata mezi presin që gjërat të shkojnë mirë për ne, të fitojnë dhe të kënaqen”, përfundoi trajneri spanjoll. /telegrafi