Florent Hadergjonaj shkëlqen me dy gola ndaj Karagumrkut

Florent Hadergjonaj shkëlqen me dy gola ndaj Karagumrkut

Sport January 13, 2026 - 14:09

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Florent Hadergjonaj ka shkëlqyer gjatë ditës së sotme (e martë) në ndeshjen e skuadrës së tij, Alanyaspor ndaj Karagumruk.

Alanyaspor ka barazuar me rezultat 2-2 në shtëpi ndaj Karagumrukut në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të Kupës së Turqisë.

Lojtari kryesor i vendasve në këtë barazim ishte reprezentuesi i Kosovës, Hadergjonaj.

Mbrojtësi i krahut të djathtë shënoi të dy golat për skuadrën e tij, duke i lënë në garë për t’u kualifikuar tutje në raundin tjetër.

Hadergjonaj fillimisht shënoi në minutën e 16-të për epërsinë 1-0, ndërsa në minutën e 74-të ishte i saktë nga pika e bardhë për barazimin 2-2.

Vlen të theksohet se Hadergjonaj është njëri nga lojtarët kryesor te skuadra turke këtë sezon, ku ka zhvilluar 15 ndeshje deri tani./telegrafi