Yamali publikon pamje që nuk duhej nga dhomat e zhveshjes, Szczesny shihet duke pirë duhan

Yamali publikon pamje që nuk duhej nga dhomat e zhveshjes, Szczesny shihet duke pirë duhan

Sport January 12, 2026 - 14:04

Lamine Yamal u paralajmërua, ndërsa po transmetonte drejtpërdrejt në Instagram festën në dhomën e zhveshjes së Barcelonës pas fitimit të Superkupës.

Sulmuesi anësor spanjoll hyri live në Instagram dhe, në një moment, e ktheu kamerën në anën tjetër të dhomës.

Gjatë transmetimit, Yamali regjistroi Wojciech Szczesnyn duke pirë duhan, ndërsa një zë në sfond u dëgjua duke e paralajmëruar: “Kjo nuk mund të regjistrohet”.

Szczesny, i cili nuk ngurron të festojë sukseset e tij në futboll duke konsumuar duhan, e ka pranuar edhe publikisht dashurinë e tij për duhanin.

Edhe pse Yamali e largoi shpejt pamjen, tifozët arritën ta regjistronin momentin dhe pamjet e Szczesnyt duke pirë duhan u bënë virale në rrjetet sociale. /Telegrafi