Presidentja Osmani e nderon me medalje presidenciale Hasan Aratin
Foto: Laura Hasani

Presidentja Osmani e nderon me medalje presidenciale Hasan Aratin

Sport January 12, 2026 - 13:47

Personaliteti botëror i sportit, Hasan Arat, është dekoruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me vlerësim të kontributit të tij të çmuar në sportin ndërkombëtar, si dhe të rolit dhe përkushtimit të tij në procesin e kandidimit të Kosovës për organizimin e lojërave mesdhetare “Prishtina 2030”.

Image

Në ceremoninë e dekorimit e para e shtetit vlerësoi lart kontributin e Aratit në promovimin e sportit të Kosovës.

Image

E Arati ishte i nderuar me marrjen e medaljes presidenciale.

Aty ai u shpreh se promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare e bën me shumë zell, teksa shton se populli i Kosovës duhet të ndihet krenar me të arriturat në sport, si dhe me organizimin e Lojërave Mesdhetare, që do të bëhet pas katër vjetësh.

Image

Arati është biznesmen dhe administrator sportiv nga Turqia, por me prejardhje shqiptare.

Image

Në karrierën e tij sportive ka qenë basketbollist, ndërsa si udhëheqës është anëtar i Komitetit Olimpik të Evropës, ish-nënpresident i Komitetit Olimpik të Turqisë, kryetar i komisionit koordinues për lojërat evropiane 'Krakow 2023', udhëheqës i kandidaturës së Stambollit për organizimin e LO 2020, ish-anëtar i komisioneve të ndryshme në IOC e ANOC, anëtar i Komitetit Ekzekutiv në Federatën Botërore të Atletikës etj. Së fundi (2023-2024), e për më shumë se një vit ishte president i klubit të madh turk të futbollit, Beshiktash. /eo

Image

Image

Image

Image

Image