Fenerbahçe mposht Galatasarayn dhe fiton Superkupën e Turqisë

Fenerbahçe mposht Galatasarayn dhe fiton Superkupën e Turqisë

Sport January 10, 2026 - 19:12

Fenerbahce ka nisur vitin 2026 me fitore të madhe, duke mposhtur rivalin e përbetuar Galatasaray me rezultat 0-2 në Superkupën e Turqisë.

Ndeshja nisi me rrezik nga Galatasaray, ku Mauro Icardi tentoi të shënonte me kokë, por portieri Sanchez ishte në vendin e duhur me një pritje fantastike.

Megjithatë, ishte Fenerbahce që kaloi në avantazh në minutën e 28-të, falë golit të debutuesit Matteo Guendouzi, pas asistimit të Marcan.

Në fillim të pjesës së dytë, Jayden Oosterwolde vulosi fitoren e ekipit pas një harkimi perfekt të Marco Asensios (48’).

Fenerbahce kishte edhe mundësi të tjera për të rritur rezultatin, por përpjekjet e Talisca dhe Yuksek nuk u konkretizuan.

Me këtë fitore, Fenerbahce nis vitin me trofe dhe demonstron forcën e tij në derbin e madh turk, ndërsa Galatasaray do të fokusohet në luftën për titullin kampion në Süper Lig.