Zyrtare: Llapi përforcohet me mbrojtësin, Ahmed Domazet

Zyrtare: Llapi përforcohet me mbrojtësin, Ahmed Domazet

Sport January 10, 2026 - 13:47

Llapi ka njoftuar se është përforcuar në repartin e mbrojtjes.

Bëhet fjalë për mbrojtësin, Ahmed Domazet.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi përmes një komunikate zyrtare.

“Mirë se vjen, Ahmed Domazet

KF Llapi njofton se ka arritur marrëveshje me futbollistin Ahmed Domazet, i cili i bashkohet klubit tonë si përforcim në repartin defensiv.

Qendërmbrojtësi i fomuar në ekipin e Strugës, gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë edhe e skuadrave të Maqedonisë së Veriut si Karaormani, Ohri dhe Vardarski, duke fituar përvojë të vlefshme në futbollin vendor.

Me Ahmed Domazet është nënshkruar kontratë njëvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për sezonin e dytë, në përputhje me objektivat dhe projektin sportiv të klubit.

Domazet vjen te Llapi si një futbollist me potencial zhvillimi, duke shtuar opsionet dhe konkurrencën në fazën mbrojtëse të skuadrës sonë për vazhdimin e sezonit.

KF Llapi i uron mirëseardhje Ahmedit dhe shumë suksese me fanellën bardhekaltër”, thuhet në komunikaten e klubit. /Zëri