Prishtina rikthen Arber Sinanin dhe Jon Ismajlin në skuadër

Prishtina rikthen Arber Sinanin dhe Jon Ismajlin në skuadër

Sport January 06, 2026 - 18:09

Klubi i basketbollit Prishtina, ka zyrtarizuar rikthimin në ekip të dy basketbollistëve bardhekaltër, Arber Sinanit dhe Jon Ismajlit, duke forcuar më tej përbërjen për vazhdimësinë e sezonit.

Pas gjysmësezonit të parë të kaluar në huazim, Jon Ismajli rikthehet në shtëpi.

Ai pritet të paraqitet që sonte me fanellën bardhekaltër në garat ENBL, ndërsa debutimin në garat vendore të Kosovës do ta bëjë pas hapjes së afatit kalimtar dimëror.

Ndërkohë, Arber Sinani, basketbollisti prishtinas, rikthehet te Sigal Prishtina pas plot 5 vitesh.

Edhe Sinani do të jetë në dispozicion të skuadrës sonte në ENBL, ndërsa paraqitja e tij e parë në kampionatin e Kosovës do të realizohet pas hapjes së afatit dimëror të transferimeve.

Image
Image