Guardiola zbulon nëse do të ketë përforcime në mbrojtje në janar
Pep Guardiola minimizoi ambiciet e Manchester Cityt për afatin e janarit, duke këmbëngulur që të mos përsëriten shpenzimet e mëdha të sezonit të kaluar pavarësisht lëndimeve në mbrojtje të Ruben Dias dhe Josko Gvardiol.
Trajneri i Cityt ka pësuar një “shok” kohëve të fundit pas disa lëndimeve të mëdha sidomos në repartin e mbrojtjes.
Dyshja titullarë e mbrojtjes, Dias dhe Gvardiol kanë pësuar dëmtime dhe pritet t’i mungojnë gjatë ekipit, duke bërë që lajmet të flasin për përforcime të Cityt në afatin kalimtar të janarit.
Megjithatë, Guardiola zbuloi se do të mundohen të bëjnë shpenzime të vogla dhe jo të mëdha si viteve të fundit.
“Ndoshta do të marrim diçka, por është krejtësisht ndryshe... Nuk do të blejmë katër ose pesë lojtarë”, tha ai në konferencën për shtyp, duke hedhur poshtë perceptimet e Cityt si shpenzuesja më e madhe.
Guardiola i jep përparësi rimëkëmbjes së skuadrës mbi blerjet në panik, edhe pse Marc Guehi po lidhet shumë mbi një kalim në Etihad. /telegrafi