Legjenda e klubit ia ofron veten si trajner Manchester Unitedit
Ruben Amorim u shkarkua nga stoli i Manchester United dje (e hënë) dhe tani drejtuesit e Djajve të Kuq po kërkojnë zëvendësuesin e tij.
Sipas informacioneve fillestare, asnjë nga trajnerët më të mirë në botë nuk po e konsideron të vijë në Old Trafford, dhe çuditërisht, një emër është përmendur.
Gazetari Fabrizio Romano njoftoi se Ole Gunnar Solskjaer është i interesuar për pozicionin vakant në stolin e United dhe se i ka ofruar shërbimet e tij klubit.
Siç theksoi Romano, Solskjaerit nuk i intereson nëse ai merr një kontratë deri në fund të sezonit apo më gjatë, për sa kohë që ai kthehet në Old Trafford.
Si lojtar i United, Solskjaer mori pjesë në fitimin e gjashtë titujve kampionë në Angli dhe shënoi një gol në finalen ikonike të Ligës së Kampionëve në vitin 1999.
Në anën tjetër, si trajner nga dhjetori 2018 deri në shkarkimin e tij në nëntor 2021, norvegjezi e dërgoi ekipin në finalen e Ligës së Evropës. /telegrafi
ë Ole Gunnar Solskjær has shown interest in taking Manchester United job as caretaker manager, regardless of contract length.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 5, 2026
Man United, taking their time to assess candidates for the job.
Darren Fletcher will be interim manager this week.
ë https://t.co/b15UuScYZS pic.twitter.com/NvjHIxvq2i