Rekord i jashtëzakonshëm: Amir Rrahmani qendërmbrojtësi me më së shumti gola në Serie A në pesë vite
Kapiteni Amir Rrahmani po dëshmon se është qendërmbrojtësi më i mirë i Napolit, ndërsa edhe ka vendosur një rekord mahnitës.
Me golin ndaj Lazios, Rrahmani ka shkuar në kuotën e 11 golave brenda këtyre pesë viteve të fundit, duke u bërë golashënuesi me më së shumti gola në Serie A në këtë periudhë.
Rrahmani me paraqitje mahnitëse edhe e fitoi çmimin “Lojtari më i mirë i ndeshjes”, si dhe u vlerësua me notën 8.0 nga “SofaScore”.
Pas ndeshjes, kapiteni i Kosovës deklaroi se është tepër i lumtur për golin si dhe fitoren.
“Jam i lumtur që e gjeta sërish rrugën drejtë rrjetës. Duhet të vazhdojmë. Kemi lojtarë me strukturë, që mund të jenë shumë të rrezikshëm”.
“Më kishte munguar ndjenja e golit, por është gjithnjë më e mirë kur fiton skuadra”.
“Është fitorja e katërt radhazi me rezultat 2-0. Jemi skuadër e mirë dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu. Në futboll asgjë s’është e pamundur”, deklaroi ai për “DAZN”.
Ndërkohë, Napoli aktualisht zë pozitën e dytë në tabelë me 37 pikë, një më pak se AC Milani.