A pritet të rikthehet Asllani te Interi?

A pritet të rikthehet Asllani te Interi?

Sport January 04, 2026 - 16:03

Torino po shqyrton mundësinë e ndërprerjes së parakohshme të huazimit të mesfushorit shqiptar Kristjan Asllani.

Konfirmimi vjen pas një njoftimi paraprak të publikuar nga “ToroGoal”.

Asllani nuk është përfshirë në listën e të grumbulluarve për ndeshjen e sotme kundër Veronës, ndërsa e ardhmja e tij në skuadër mbetet e pasigurt.

Mesfushori kuqezi ka regjistruar 15 paraqitje deri më tani, shumica si titullar, por pa arritur të bindë plotësisht stafin teknik të Torinos.

Nëse huazimi ndërpritet, Asllani pritet të rikthehet te Interi, klub që zotëron kartonin e tij, pas vetëm gjashtë muajsh qëndrimi në Torino.

22-vjeçari ishte gjithashtu në radarët e Bolognës, e cila kishte shprehur interesim për një transferim të përhershëm, përpara se ai të transferohej te Torino gjatë afatit kalimtar veror.

Asllani iu bashkua Torinos në formë huazimi për shumën 1.5 milionë euro, me një opsion blerjeje të vendosur në vlerën 11.5 milionë euro.