Adonis Thomas është përforcimi më i ri i Rahoveci 029
KB Rahoveci 029 ka zyrtarizuar ardhjen e basketbollistit amerikan Adonis Thomas, i cili do të jetë pjesë e “vreshtarëve” në vazhdim të sezonit. Thomas luan në pozitat 2/3, është i gjatë 197 centimetra dhe 32 vjeç, duke sjellë përvojë të madhe dhe cilësi në repartin ofensiv.
Basketbollisti amerikan vjen te Rahoveci pas angazhimeve të fundit me Mineros në Meksikë dhe Al Sadd në Katar, ku kishte një mesatare të përgjithshme prej 10.6 pikëve për ndeshje.
Adonis Thomas ka një karrierë shumë të pasur në basketbollin evropian dhe ndërkombëtar. Ai ka qenë pjesë e skuadrave të njohura si Avellino në Serie A të Italisë, Medi Bayreuth në Bundesliga gjermane, Banvit në Turqi, Gravelines në Francë, Bnei Herzeliya në Izrael, Astana në ligën VTB, Stal në Poloni, si dhe Krka në ABA Liga 1.
Me eksperiencë në disa nga ligat më të forta të Evropës, Thomas pritet të jetë një përforcim shumë i rëndësishëm për Rahovecin, duke i dhënë skuadrës shumë më tepër eksperiencë e stabilitet.