Zjarri në Zvicër, futbollisti francez në gjendje të rëndë – transportua me helikopter në një spital në Gjermani
Në mesin e të lënduarve në zjarrin që shpërtheu në resortin alpin të skive Crans-Montana në Zvicër është edhe futbollisti francez Tahirys Dos Santos, transmeton Zeri.info.
Siç shkruan BBC-ja, futbollisti francez është dërguar me helikopter në një spital në Gjermani dhe kjo gjë është konfirmuar nga klubi FC Metz.
“Një klub francez futbolli thotë se një nga lojtarët e tij të rinj është midis të lënduarve që po marrin trajtim në spital. FC Metz thotë se 19-vjeçari Tahirys Dos Santos është transportuar me helikopter në një spital në Gjermani, ku aktualisht po merr trajtim. Klubi me seli në Francën verilindore, thotë se Dos Santos u "dogj rëndë" në zjarrin në bar dhe thotë se do të ofrohen përditësime mbi gjendjen e tij "nëse ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm"”, shkruan BBC. /Zëri
