“Mirënjohës për punën, mundin e sakrificën për gjithë Kombin Shqiptar”, Driton Kuka pas pensionimit të Nora Gjakovës

“Mirënjohës për punën, mundin e sakrificën për gjithë Kombin Shqiptar”, Driton Kuka pas pensionimit të Nora Gjakovës

Sport January 01, 2026 - 16:02

Trajneri i xhudo, Driton Kuka e ka falënderuar dhe i ka dhënë mirënjohjen xhudistes Nora Gjakova, pasi kjo e fundit njoftoi gjatë të martës zyrtarisht pensionimin.

Pas 23 vitesh të përkushtuara në sportin e xhudos, kampionia olimpike nga Kosova ka njoftuar zyrtarisht pensionimin në moshën 33-vjeçare, duke mbyllur një rrugëtim historik të mbushur me sakrificë, fitore dhe krenari kombëtare.

Pas këtij vendimi për pensionim nga Gjakova ka ardhur edhe reagimi i trajnerit të saj, Driton Kuka, i cili ishte më meritori për arritjet e saj.

Nora Gjakova mbyll karrierën: Një kapitull i artë që përfundon në fund të vitit 2025

Kuka ka shfrytëzuar profilin e tij privat në Facebook për të bërë një postim, ku e falenderon dhe i shpreh gjithë mirënjohjen për mundin dhe sakrificën.

“Faleminderit Nora. Kampionia Olimpike sot zyrtarisht përfundoj karrierën e saj! Mirënjohës për punën, mundin e sakrificën për gjithë Kombin Shqiptar”, ka shkruar Kuka.