Zyrtare: Enzo Maresca shkarkohet nga Chelsea
Chelsea ka njoftuar zyrtarisht se ka ndarë rrugët me trajnerin italian, Enzo Maresca, me njoftimin që ka ardhur gjatë ditës së sotme (e enjte).
Chelsea ka pasur një sezon të përzier deri më tani, duke u renditur në vendin e pestë në tabelë, vetëm dy pikë larg vendit të katërt.
Në javët e fundit, Maresca ka pranuar gjithashtu se nuk ndihet i mbështetur nga klubi dhe tani gjërat duket se po arrijnë kulmin.
Kështu, gjatë ditës së sotme (e enjte), Chelsea ka njoftuar zyrtarisht se ka ndarë rrugët e trajnerin italian.
“Klubi i Futbollit Chelsea dhe trajneri kryesor Enzo Maresca janë ndarë”, thuhet në njoftimin e klubit londinez.
Gjatë kohës së tij në Klub, Maresca e udhëhoqi ekipin drejt suksesit në Ligën e Konferencave dhe Kupën e Botës për Klube FIFA.