Zyrtare: FC Prishtina përforcohet me mesfushorin që shkëlqeu në Ligën e Parë, Arjol Bllaca
Sport
December 28, 2025 - 17:55
Klubi i Prishtinës është përforcuar me mesfushorin ofensiv, Arjol Bllaca.
Bllaca shkëlqeu në Ligë të Parë te Ramiz Sadiku, skuadër që iu bashkua shkaku i minutazhit të ulët te Ballkani, ndërsa tani ka bërë hapin e madh.
Ai synon të zërë vend në skuadrën e Prishtinës, e cila po synon ta fitojë titullin kampion.
“Mirë se vjen Arjol!”, shkroi ndër të tjera Prishtina, duke publikuar një video të lojtarit.
Mbetet të shihet nëse Bllaca do të arrijë ta vazhdojë formën që kishte te Ramiz Sadiku, skuadër ku brenda këtij edicioni vjeshtor shënoi mbi 10 gola.