Po luante me shokët, futbollisti 15-vjeçar vdes pas arrestit kardiak
Një adoleshent 15-vjeçar ka vdekur pasi pësoi një goditje në zemër ndërsa po luante futboll me disa shokë të mërkurën e 24 dhjetorit në mbrëmje, në Pordenone (në veri të Italisë).
Ngjarja ndodhi në një fushë periferike, ku ai ishte duke luajtur me miqtë e tij dhe, sipas mediave, pas një përplasje të rastësishme me një lojtar tjetër, djali është goditur nga një arrest kardiak i menjëhershëm.
Shokët lajmëruan emergjencën dhe ekipet mjekësore kanë arritur shpejt në vendngjarje. Ai është intubuar dhe i është bërë rianimimi në vend që më pas të dërgohej me urgjencë në spitalin Santa Maria degli Angeli të Pordenones, ku ka vdekur pak më vonë.
Adoleshenti, me origjinë të huaj, ishte i regjistruar prej disa vitesh në skuadrën e të rinjve të klubit ASD Torre dhe luante me ekipin Under-16.