Rashfordi flet për të ardhmen e tij te Barcelona
Sport
December 24, 2025 - 09:41
Sulmuesi anglez, Marcus Rashford, ka folur për të ardhmen e tij te Barcelona.
Siç u shpreh anglezi, ai dëshiron të qëndrojë te Barça, pasi ky është qëllimi i tij.
“E ardhmja ime? Dua të qëndroj te Barça. Ky është qëllimi im... Por nuk është arsyeja që më bën të stërvitem fort dhe të jap gjithçka”, tha për Sport, transmeton “Zëri”.
“Qëllimi është të fitoj. Barcelona është një klub i madh dhe i mrekullueshëm, i ndërtuar për të fituar tituj”, shtoi tutje ai.
Sulmuesi 28-vjeçar ka aktualisht kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit, teksa ka opsionin edhe për një vit shtesë. /Zëri