Milot Rashica vazhdon formën e mirë te Besiktasi, asiston në fitoren ndaj Fenerbahçes

Milot Rashica vazhdon formën e mirë te Besiktasi, asiston në fitoren ndaj Fenerbahçes

Sport December 23, 2025 - 21:47

Milot Rashica duket se e ka rikthyer formën e dikurshme, pas tri paraqitjeve të mira në tri ndeshjet e fundit me Besiktasin.

Ylli i kombëtares së Kosovës, asistoi sonte në fitoren prej 2-1 ndaj Fenerbahçes, në derbin e luajtur në kuadër të Kupës së Turqisë.

Rashica asistoi në golin e shënuar nga Vaclav Cerny në minutën e 91-të, i cili ia dha fitoren Besiktasit.

Ndeshja e sotme u luajt në kuadër të xhiros së parë të Kupës së Turqisë. 

29-vjeçari ka dy asistime dhe një gol në tri ndeshjet e fundit me Besiktasin në të gjitha garat.