Granit Xhaka: Kur Alonso futej në zhveshtore, të gjithë mbyllnim gojën dhe e dëgjonim atë
Granit Xhaka ka folur me superlativa për trajnerin Xabi Alonso, duke zbuluar ndikimin e jashtëzakonshëm që spanjolli ka pasur në dhomën e zhveshjes dhe në mentalitetin e skuadrës gjatë kohës kur dyshja punonin së bashku te Bayer Leverkuseni.
Mesfushori shqiptari tregoi se sapo Xabi Alonso hynte në dhomën e zhveshjes për të folur, atmosfera ndryshonte menjëherë. Sipas tij, të gjithë lojtarët heshtnin dhe përqendroheshin plotësisht te fjalët e trajnerit.
“Kur trajneri Xabi Alonso hynte në dhomën e zhveshjes dhe fillonte të fliste, të gjithë mbyllnin gojën menjëherë dhe ishin 100% të fokusuar te ajo që ai po thoshte”.
“Sepse ne e dëgjonim dhe e dinim se gjithçka që thoshte ishte e vërtetë. Ai nuk përsëriste thjesht fjalët e të tjerëve”.
“Ai nuk ishte i rremë, ishte një trajner i vërtetë”, u shpreh Xhaka fillimisht.
Xhaka theksoi se një nga cilësitë më të mëdha të Xabi Alonsos ishte sinqeriteti dhe autenticiteti i tij, gjë që i bënte lojtarët ta respektonin natyrshëm.
“Ego ka në çdo skuadër, por Xabi Alonso nuk është interesuar kurrë nëse ke një emër të madh apo jo”.
“Atij nuk i interesonte sa para kushton transferimi yt, ai shikonte vetëm atë që tregon në fushë”, vazhdoi mesfushori.
Sipas Xhakës, kriteri kryesor për të fituar besimin e Alonsos ishte përkushtimi maksimal në fushë dhe serioziteti në stërvitje.
“Ai dëshiron të të shohë duke luftuar fort në fushë. Nëse e bën këtë dhe stërvitesh mirë, ai do të të japë një mundësi”.
“Kjo është ajo që e kam admiruar më së shumti tek ai", përfundoi 33-vjeçari.