FBK-ja zbulon “Top 5” për meshkujt dhe femra
Sport
December 19, 2025 - 20:48
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet për më të mirët e vitit 2025.
Përpos çmimeve, si zakonisht FBK-ja ka krijuar edhe “Top 5” më të mirët e vitit, në kategorinë e meshkujve dhe femrave.
Të meshkujt, vend në formacion kanë zënë basketbollisti i vitit Dardan Berisha, pranë Dardan Kapitit, Don Polloshkas, Mikaile Tmusic dhe Valon Bunjakut.
Ndërsa, të femrat – formacioni u krijua nga Malvina Haziri, Agnesa Rrahmani, Aulona Muhadri, Enisa Kamerolli dhe Merisa Bilalli.
KB Trepça përndryshe u shpall klubi më i mirë te meshkujt, kurse KB Bashkimi tek femrat.