Real Madridi rikthehet te fitorja

Real Madridi rikthehet te fitorja

Sport December 14, 2025 - 23:07

Pas dy disfatave radhazi, në Ligën e Kampionëve ndaj Manchester Cityt dhe në La Liga ndaj Celta Vigos, Real Madridi ka rikthyer fitoren.

Të dielën, “Los Blancos” arritën të fitojnë në udhëtim ndaj Deportivo Alavesit me rezultat 2:1, në ndeshjen e xhiros së 16-të të La Ligës.

Golin e parë për madrilenët e shënoi sulmuesi francez Kylian Mbappe, i cili kishte munguar në sfidën kundër Cityt.

Alavesi barazoi në minutën e 68-të me Carlos Vicentes, por fitoren e vendosi braziliani Rodrygo, që shënoi në minutën e 76-të.

Me këtë fitore, Real Madridi ngjitet në vendin e dytë me 39 pikë, katër larg lideres Barcelona.

Deportivo Alavesi mbetet në vendin e 12-të me 18 pikë.