Sot nisin punimet për ndërtimin e tribunave në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë
Sport
December 11, 2025 - 08:06
Sot do të vendoset gur themeli për ndërtimin e tribunave dhe ndriçimit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe ministri në detyrë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku.
Më pas ata do t’i vizitojnë edhe punimet në Pishinën Gjysmëolimpike dhe Qendrën Multifunksionale.