Manchester City fiton me rikthim ndaj Real Madridi në “Santiago Bernabeu”
Sport
December 10, 2025 - 22:57
Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve, të vlefshme për xhiron e gjashtë.
Man City ka arritur të shënojë fitore ndaj Real Madridit në udhëtim.
Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Santiago Bernabeu” përfundoi me rezultat 1-2.
Golin për Los Blancos e shënoi Rodrygo (28’), kurse për Cityn realizuan O’Reilly (35) dhe Haaland (43’).
Me këtë fitore, City ngjitet në vendin e katërt me 13 pikë, kurse Real Madridi i shtati me 12 sosh. /Zëri
Rezultatet e ndeshje tjera:
Athletic Club 0-0 PSG.
Bayer Leverkusen 2-2 Newcastle.
Benfica 2-0 Napoli.
Dortmundi 2-2 Bodo/Glimt.
Club Brugge 0-3 Arsenal.
Juventus 2-0 Pafos.