Albin Kurti uron Dritën para sfidës me AZ Alkmaar: Shanse të mëdha për kualifikim, forca Drita

Albin Kurti uron Dritën para sfidës me AZ Alkmaar: Shanse të mëdha për kualifikim, forca Drita

Sport December 10, 2025 - 19:17

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur mbështetje të fortë për FC Dritën e Gjilanit, e cila po shkëlqen në Ligën e Konferencës. Nga 36 ekipe pjesëmarrëse, bardhekaltërit renditen aktualisht në vendin e 8-të, një pozitë që u jep shanse të mëdha për kualifikim në fazën tjetër të garës.

Kurti ka pritur në Kryeministri përfaqësues të klubit, trajnerin, futbollistët dhe stafin teknik, duke i falënderuar për “përfaqësimin dinjitoz të shtetit tonë” në arenën ndërkombëtare.

Drita nesër mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë pret AZ Alkmaar të Holandës, në një ndeshje vendimtare për synimet historike të klubit.

“Kryerja e një rezultati pozitiv do të ishte një tjetër sukses i madh për klubin dhe për mbarë futbollin tonë. Forca Drita!” – shkroi Kurti.

Sfida pritet me interes të madh nga sportdashësit në Kosovë, ndërsa Drita synon të vazhdojë rrugëtimin e saj të jashtëzakonshëm në Evropë.