Drejtori i Ligës Saudite: Salah është i mirëpritur, por janë klubet përgjegjëse për negociatat
Sport
December 10, 2025 - 17:06
Drejtori ekzekutiv i Ligës Profesionale Saudite, Omar Mugharbel ka folur për transferimin e mundshëm të Mohamed Salah.
Ai u shpreh se Salah është i mirëpritur po se janë klubet të cilat janë përgjegjëse për negociatat.
“Mohamed Salah është i mirëpritur në Ligën Saudite, por janë klubet ato që janë përgjegjëse për negociatat me lojtarët”, tha ai.
“Sigurisht që Salah është një prej tyre”, tha nëpërmjet WFS.
Kohët e fundit është raportuar për një largim të sulmuesit egjiptian nga Liverpooli dhe klubet saudite janë të interesuara. /Zëri