Gjilani fiton ndaj Llapit, Prishtina dhe Ferizaj ndajnë pikët

Gjilani fiton ndaj Llapit, Prishtina dhe Ferizaj ndajnë pikët

Sport December 07, 2025 - 14:59

Kanë përfunduar dy ndeshjet e Superligës së Kosovës, në kuadër të xhiros së 16-të në program.

Prishtina ka barazuar me Ferizajn, kurse Gjilani ka fituar ndaj Llapit.

Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultat 1-1.

Pas këtij barazimi, Prishtina e sheh vetën në vendin e dytë me 27 pikë, kurse Ferizaj i parafundit me 16-të sosh.

Gjilani ka triumfuar me rezultat 3-0 ndaj Llapit, në stadiumin sintetik.

Golat për gjilanasit i shënuan Oltion Bilalli (47’), Mevlan Adili (57’), Senad Jaroviq (87’).

Pas kësaj fitoreje, Gjilani i gjashti me 22 pikë, kurse Llapi në një pozitë më poshtë me 20 sosh. /Zëri