Lionel Messi shkruan histori, Inter Miami fiton titullin e parë në MLS

Lionel Messi shkruan histori, Inter Miami fiton titullin e parë në MLS

Sport December 07, 2025 - 00:58

Lionel Messi dhe Inter Miami kanë bërë histori të shtunën mbrëma, duke fituar për herë të parë titullin e kampionit në Major League Soccer (MLS).

Në një finale emocionuese në “Chase Stadium”, Miami e mposhti skuadrën Vancouver Whitecaps me rezultat 3:1, duke vulosur një sezon të jashtëzakonshëm.

Ndeshja nisi me gol të shpejtë për vendasit, por në mënyrë të papritur ai erdhi nga ana e Vancouver: autogol nga Edier Ocampo në minutën e 8-të vendosi epërsinë e hershme për Miami. Megjithatë, mysafirët nuk u dorëzuan dhe Ali Ahmed barazoi shifrat në minutën e 60-të, duke rikthyer tensionin në stadium.

E vendosur e ndeshjes erdhi në pjesën e dytë, ku eksperienca e Lionel Messit dhe Rodrigo De Paul u bë vendimtare. Në minutën e 71-të, De Paul shënoi golin e epërsisë 2:1, pas një asistimi brilant nga Messi. Dhe kur duket se ndeshja po mbyllej, Tadeo Allende vulosi fitoren në minutën e 96-të, përsëri me asist të Messit, duke dhënë kontributin e tij direkt në të tri golat.

Kjo fitore vjen pas triumfit të Inter Miami një javë më parë ndaj New York City me rezultatin 5:1 në finalen e Konferencës Lindore, duke konfirmuar dominimin e skuadrës në fazën e plejofit të MLS. /rtk