Arteta flet për merkaton e janarit të Arsenalit

Arteta flet për merkaton e janarit të Arsenalit

Sport December 05, 2025 - 15:32

Trajneri Mikel Arteta ka folur për afatin kalimtar të janarit të Arsenalit.

Sipas Artetës, Arsenali gjithmonë duhet të jetë i përgatitur dhe të hapur për afatin e janarit.

“Gjithmonë duhet të jemi të përgatitur. Duhet të jemi të hapur për të”, u shpreh tekniku.

“Pra, nuk e dimë, por sigurisht që do të jemi vigjilentë dhe e dimë se ku mund të vijë rreziku në aspektin e skuadrës dhe do të jemi gati në rast se duhet të bëjmë diçka”, vazhdoi ai.

Kësisoj, mbetet të shihet në janar nëse Topçinjtë do të përdorin merkaton për të sjellë prurje të reja në “Emirates”. /Zëri