Real Madrid mund Athletiko Bilbao ngushton diferencën me Barcelonën
Real Madrid si mysafir e mposhti Athletico Bilbao me rezultat 3-0 në stadiumin San Mamés, në ndeshjen e javës së 15-të të La Liga.
Kylian Mbappé ishte protagonist i ndeshjes, duke shënuar dy gola të jashtëzakonshëm. Në minutën e 7-të, francezi dribloi mbrojtësit dhe gjuajti saktë, duke mposhtur portierin Unai Simón dhe duke dhënë avantazhin 0-1 për “Los Blancos”.
Golin e dytë për ekipin mysafir e shënoi Eduardo Camavinga në minutën e 43-të, ndërsa Mbappé shënoi edhe golin e tretë në minutën e 59-të.
Me këtë fitore, Real Madrid reduktoi diferencën me liderin Barcelonën në vetëm një pikë. Barcelona ndodhet në krye të renditjes me 37 pikë nga 15 ndeshje, ndërsa Real Madrid mbetet në të dytëin me 36 pikë. E treta është Villarreal me 32 pikë, megjithëse me një ndeshje më pak.