Me Xhakën si imazh kryesor, Zvicra prezanton fanellat e Botërorit 2026

Me Xhakën si imazh kryesor, Zvicra prezanton fanellat e Botërorit 2026

Sport December 03, 2025 - 13:35

Përmes imazheve të Granit Xhakës, Zvicra ka zbuluar fanellën e re të ekipit për ndeshjet në Kupën e Botës 2026. Fanella është kryesisht e kuqe e ndezur, me detaje të bardha në jakë dhe anash dhe është frymëzuar nga dizajni i pasaportës zvicerane.

Xhaka e përshkruan fanellën si një simbol të “unitetit dhe vendosmërisë” dhe shton se qëllimi i skuadrës në vitin 2026 nuk është vetëm të marrë pjesë, por të tregojë se Zvicra është ndër më të mirat në botë.

Një veçori speciale e fanellës është se nën dritën UV logot në gjoks shkëlqejnë në të kuqe neoni, një detaj që i dedikohet stilit dhe kujdesit zviceran për hollësitë. Fanella do të vishet për herë të parë gjatë ndeshjeve ndërkombëtare të ekipit të meshkujve në fund të marsit 2026.

Image