100 gola në Premierligë, Haalandi: Kur je sulmues për Cityn, duhet të shënosh shifra të shkëlqyera
Sport
December 03, 2025 - 11:13
Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, ka arritur shifrën e 100 golave në Premierligë.
Për këtë sukses ka folur vetë lojtari, i cili u shpreh krenar dhe i lumtur, mirëpo ai u tha se kur je sulmues i Cityt, duhet të shënosh shifra të shkëlqyera.
“Jam krenar dhe i lumtur që arrita 100 gola në Premier League. Por kur je sulmues për Cityn, duhet të shënosh shifra të shkëlqyera. Dhe kjo është puna ime”, u shpreh sulmuesi.
“Njerëzit duhet të më kritikojnë nëse nuk shënoj, kjo është ajo që bëjnë njerëzit normalisht, kështu që në fund, siç thashë, unë duhet të shënoj!”, vazhdoi ai. /Zëri