Distria Krasniqi, e bronztë në Abu Dhabi
Sport
November 28, 2025 - 15:29
Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në "Abu Dhabi Grand Slam 2025" në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Distria ishte e lirë në xhiron e parë, në të dytën mposhti me Yuko Karina Efimovan nga Rusia.
Në çerekfinale ajo mposhti me Wazaari Gefen Primon nga Izraeli. Në gjysmëfinale humbi me Yuko nga Reka Pupp nga Hungaria.
Për medaljen e bronztë, Krasniqi mposhti me 3 Yuko, Naomi Van Krevel nga Holanda.
“Krenarë për ty Distria! Një medalje bronzi që digjet si flakë në Ditën e Flamurit! “, ka shkruar Federata e Xhudos e Kosovës. /Zëri