Fitorja e dytë në Ligën e Konferencës, reagon Drita: Historia u shkrua

Fitorja e dytë në Ligën e Konferencës, reagon Drita: Historia u shkrua

Sport November 27, 2025 - 23:53

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita ka reaguar pasi fitoi derbin e shqiptarëve në Conference League ku e mposhti me rezultat 1:0 Shkëndijën e Maqedonisë së Veriut.

Përballja u zhvillua në “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

“Historia u shkrua! Sonte fituam më shumë se një ndeshje! Në një ambient fantastik, ku të dyja tifozeritë dhuruan spektakël të vërtetë, Drita triumfon në këtë përballje historike ndaj KF Shkëndija.

Ishte një natë ku fitoi futbolli, pasioni dhe emocioni i tribunave”, thuhet në reagimin e skuadrës nga Gjilani, transmeton Klankosova.tv.

Kjo ishte fitorja e dytë e Dritës në UEFA Conference League dhe aktualisht është në vendin e tetë me tetë pikë.