Drita fiton me rezultat minimal ndaj Shkëndijës në “Fadil Vokrri”
Sport
November 27, 2025 - 22:57
Drita ka arritur të shënojë fitore minimale ndaj Shkëndijës në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Konferencës.
Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultat 1-0.
Golin e fitores arriti ta shënojë Arb Manaj në minutën e 20-të.
Përveçse sportive, kjo ishte njëherish ndeshje vëllazërore mes dy ekipeve shqiptarec e cila u zhvillua në një atmosferë të jashtëzakonshme.
Gjithsesi, pas kësaj fitore Drita renditet e teta me tetë pike, kurse Shkëndija e 25-ta me katër sosh. /Zëri