I ndau 250 mijë euro për të, por Kombëtares Kurti i referohet si “klub futbollistik”
Sport
November 27, 2025 - 13:57
Suksesin e Kombëtares së Kosovës, duke arritur në play-off të Kupës së Botës, sot Qeveria në detyrë e shpërbleu me 250 mijë euro.
Në rast të suksesit të mëtejmë, kryeministri në detyrë Albin Kurti premtoi edhe shpërblim deri në 1 milion euro në rast të kualifikimit në këtë kampionat.
Megjithatë Kurti, gjatë hedhjes në votim të këtij propozimi, Kombëtares së Kosovës s’iu referua si e tillë, porse si “klub futbollistik’’.
‘‘Është shqyrtimi i propozim-vendimit për ndarje buxhetore për klubin futbollistik Kosova, për çfarë e ftoj ministrin e Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Muratin, që ta marrë fjalën’’, tha ai.