Arsenali fiton me rezultat bindës ndaj Bayern Munichut
Sport
November 26, 2025 - 22:59
Arsenali ka arritur të shënojë fitore 3-1 ndaj Bayern Munichut, në kuadër të xhiros së pestë në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Emirates” përfundoi me rezultat 3-1.
Në epërsi fillimisht kaloi Arsenali përmes Timber në minutën e 22-të, kurse Bayerni barazoi me golin e Karlit në minutën e 32-të.
Gjatë pjesës së dytë, Arsenali arriti të shënojë edhe dy golat të tjera, ku realizatorët ishin Madueke (69’) dhe Martinelli (76’).]
Me këtë fitore, Arsenali bëhet lider me 15 pikë, kurse Bayerni i treti me 12 sosh. /Zëri
Rezultatet e ndeshjeve tjera:
Atletico Madrid 2-1 Inter.
Eintracht Frankfurt 0-3 Atalanta.
Liverpool 1-4 PSV Eindhoven.
Olympiacos 3-4 Real Madrid.
PSG 5-3 Tottenham.
Sporting 3-0 Club Brugge.