Shorti i Kupës së Kosovës, caktohet çiftet e 1/16 së finales
Sport
November 26, 2025 - 14:28
Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës sot është hedhur shorti për 1/16 e finales së Kupës së Kosovës në futboll.
Tërheqja e shortit u zhvillua në praninë e Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve pjesëmarrëse.
Kryetari i Komisionit të Garave, Abdyl Bellopoja, në emër të presidentit të FFK-së, Agim Ademi, u uroi klubeve sukses në këtë fazë të garave, duke theksuar rëndësinë e “fair-play”-it. Ai shprehu besimin se kjo fazë e kupës do të sjellë ndeshje cilësore. Ndeshjet e kësaj faze zhvillohen më 3, 4 e 5 dhjetor. /rtk
