Chelsea fiton me rezultat bindës ndaj Barcelonës
Sport
November 25, 2025 - 22:55
Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve në kuadër të xhiros së pestë.
Chelsea ka arritur të fitojë ndaj Barcelonës me rezultat 3-0 në stadiumin “Stamford Bridge”.
Golat u shënuan nga Kounde (autogol) në minutën e 27-të, Estevao (55’) dhe Delap (73’).
Me këtë fitore, Chelsea e sheh vetën në vendin katër me dhjetë pike, kurse Barcelona e 15-ta me shtatë sosh.
Barça luajti me dhjetë lojtar që nga minuta e 44-të pasi Araujo u ndëshkua me karton të kuq. /Zëri
Rezultatet e ndeshjeve tjera:
Bodo/Glimt 2-3 Juventus.
Dortmund 3-0 Villarreal.
Man City 0-2 Bayer Leverkusen.
Marseille 2-1 Newcastle.
Napoli 2-0 Qarabag.
Slavia Prague 0-0 Athletic Bilbao.