Zyrtare: Mislav Karoglan, trajner i ri i Ballkanit

Zyrtare: Mislav Karoglan, trajner i ri i Ballkanit

Sport November 25, 2025 - 22:17

Ballkani ka emëruar trajnerin e ri dhe drejtimin e skuadrës e ka marrë kroati Mislav Karoglan.

43-vjeçari ka një karrierë të pasur, pasi më parë ka drejtuar edhe gjigantin kroat si Hajduk Split në dy periudha të ndryshme, si dhe Sheriff Tiraspolin.

Njoftimi i plotë nga FC Ballkani:

Klubi zyrtarisht ka emëruar Mislav Karoglan, kroatin 43-vjeçar, si trajnerin e ri të skuadrës, duke shënuar një moment historik për Ballkanin: ai është trajneri i parë i huaj që merr drejtimin e ekipit. Kontrata e tij është nënshkruar për dy vjet e gjysmë, dhe pritet që eksperienca e tij ndërkombëtare të sjellë një frymë të re në klub.

Karoglan vjen në Suharekë me një karrierë të pasur si trajner në futbollin evropian. Ai ka udhëhequr më parë klube të njohura si Hajduk Split në Kroaci dhe kampionin e Moldavisë, Sheriff Tiraspol, ku mori pjesë edhe në garat ndërkombëtare. Përveç tyre, ai ka drejtuar edhe skuadra të tjera nga elita kroate, duke ndërtuar një profil të fortë si trajner modern dhe strateg.

Me emërimin e Karoglan, FC Ballkani shpreson që vizioni dhe eksperienca e tij të sjellin energji të re, zhvillim të lojës dhe rezultate pozitive, duke e çuar ekipin drejt synimeve të mëdha në futbollin kosovar dhe garat ndërkombëtare.