Odegaardi rikthehet për ndeshjen e nesërme ndaj Bayern Munichut
Sport
November 25, 2025 - 18:36
Lajm i shkëlqyer për Mikel Artetën dhe Arsenalin. Kapiteni i tyre, Martin Odegaard, mund të kthehet në ekip pas dy muajsh mungesë për shkak të një dëmtimi për ndeshjen e mërkurës kundër Bayern Munichut në Emirates. Kjo u njoftua dje nga vetë Arteta.
Arteta deklaroi në një konferencë për shtyp: “(Odegaard) ishte afër rikthimit në ndeshjen e mëparshme (kundër Tottenhamit, 4-1 për Arsenalin) dhe shpresojmë që ai të përfshihet në skuadër për të mërkurën”.
Kapiteni i Norvegjisë dhe Arsenalit pësoi një dëmtim në gju më 4 tetor. Arteta gjithashtu shpreson që të ketë Viktor Gyokeres dhe Kai Havertz përsëri së shpejti. Havertz ka qenë jashtë që nga ndeshja e parë e Premier Ligës, pasi është lënduar më 17 gusht. /Zëri