Lojërat mesdhetare, investohen 70 milionë euro në Qendrën Studentore

Lojërat mesdhetare, investohen 70 milionë euro në Qendrën Studentore

Sport November 24, 2025 - 23:30

Studentët do ua lëshojnë hapësirat e tyre sportistëve për një ngjaje të madhe.

Në qendrën studentore për rreth 2 jave do të zënë vend atletë nga e mbarë bota.

Kjo pasi në Prishtinë, në korrik të vitit 2030 mbahen Lojërat Mesdhetare. E për këtë është parashikuar që në këtë qendër të bëhen investime të konsiderueshme.

Krahas qendrës së studenteve investime do të bëhen edhe në menzën e studenteve si dhe palestrën “1 tetori”. Shuma e cila do të ndahet nga shteti Kosovës për të gjitha këto investime do të jetë rreth 70 milionë euro./klankosova