Real Madrid rivalizon top-gjigantët evropianë për talentin danez
Real Madridi po përgatit një lëvizje konkrete për Victor Froholdtin, mesfushorin 19-vjeçar danez që aktualisht luan për FC Porton.
Froholdt iu bashkua Portos verën e kaluar nga Copenhagen për rreth 20 milionë euro dhe është shndërruar shpejt në një element kyç.
Gjatë këtij sezoni, talenti danez ka regjistruar 17 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 2 gola dhe dhënë 2 asistime, derisa ka kontratë deri në vitin 2030.
Sipas “Tutto Sport”, interesi ndaj tij është rritur ndjeshëm, me disa prej klubeve më të mëdha në Evropë që e mbajnë nën vëzhgim. Borussia Dortmundi, Atletico Madridi, Napoli, Manchester Unitedi dhe Juventusi e kanë futur në listat e tyre të dëshirave.
Raportimet nga Italia sugjerojnë se edhe Juventusi mund të bëjë një ofertë, duke shfrytëzuar marrëdhëniet e forta që ka me Porton gjatë viteve të fundit.
Paraqitjet e Froholdtit në sezonin e tij të parë në Portugali kanë konfirmuar talentin dhe potencialin e madh të mesfushorit, i cili është shndërruar në një nga lojtarët e rinj më të monitoruar në Evropë. /Telegrafi